Site icon Telegrafi

Haxhi Shala: Koalicioni ynë do t’i ketë mbi 50 % të deputetëve shqiptarë

Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se më 11 qershor qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë koalicionin PDK-AAK-Nisma meqë, sipas tij, është një koalicion parimor, i fuqishëm dhe i guximshëm për të marrë vendime të dobishme për shtetin.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka vlerësuar se ky koalicion do t’i ketë mbi 50 për qind të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës. Ai është shprehur i bindur se për katër vjetët e ardhshëm shteti i Kosovës do të qeveriset nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. Shala ka theksuar se ky koalicion do t’i çojë përpara të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

Exit mobile version