Telegrafi

Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Shala në një postim në Facebook ka shkruar se ftesën nga Specialja e ka pranuar sot, transmeton Telegrafi.

“E rastësishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigadës 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e pastër e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishëm atje me 8 shtator të këtij viti”, ka thënë ai.

Shala ka shtuar më tej se “Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të papranueshme”.

“Sidoqoftë unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, ka pohuar Shala. /Telegrafi/