Telegrafi

Haxhi Krasniqi: Ëndrra ime është të boksoj në ‘Fadil Vokrri’ para gjithë shqiptarëve

Haxhi Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka folur rreth shumë çështjeve në një konferencë të organizuar në Prishtinë, ndërsa theksoi se ëndrra e tij e madhe është të boksoj në stadiumin “Fadil Vokrri” para gjithë shqiptarëve.

Boksieri nga Juniku është kthyer në Kosovë vetëm disa ditë pasi ka fituar titullin e botës në boks.

Krasniqi ka mposhtur gjermanin Dominic Boesel dhe triumfi në këtë meç ka bërë që junikasi të jetë shumë krenar me këto arritje.

Lexo po ashtu Haxhi Krasniqi: Çmimi më i madh në jetën time është nderimi që i bëra gjithë shqiptarëve

Ai nuk ka hezituar të tregoj se ëndrra e tij e madhe është të boksoj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para gjithë shqiptarëve.

“Boksi më i mirë ai ndaj Boesel? Ky boks ka qenë i plot 15 viteve. Ka qenë përvojë, sakrificë ka qenë një mbledhje e gjithë agresiviteti të asaj loje dhe vuajtjeve të 15 viteve”, ka thënë fillimisht Haxhi Krasniqi në konferencë.

Lexo po ashtu Haxhi Krasniqi: Ka qenë e vështirë të depërtoj, por pas suksesit kam fituar edhe zemrat e gjermanëve

“Salla nuk ka qenë shumë e zbrazët, pasi kanë qenë 2500 shikues dhe gjysma ishte shqiptarë. Kur janë gjysma shqiptarë, janë sikurse me qenë të gjithë sepse zhurma e shqiptarëve i ka mposhtur ato të gjermanë”.

“Ka qenë një ndjenjë që unë nuk mundem me përjetuar kurrë atë ndjenjë, atë gëzim të madh. Por, normal që besoj që këtë ndjenjë mund të përjetojë edhe njëherë nëse jepet rasti dhe kom me u munduar me mish dhe shpirt që të boksoj pasi është ëndrra ime më e madhe që një ditë në stadiumin “Fadil Vokrri” të boksoj para gjitha mediave shqiptare, para njerëzve tanë, në vendin tim, ku besoj që është një adrenalinë tjetër”, përfundoi boksieri jonë. /Telegrafi/