Haxhi Robin Krasniqi është deklaruar pas humbjes së titullit të kampionit evropian në peshat super të mesme.
Boksieri shqiptar u mposht nga Stefan Haertel në meçin që u zhvillua në Magdeburg të Gjermanisë.
Haxhi Krasniqi u kërkoi të falur përkrahësve të tij për humbjen e titullit, por ai tha se nuk mund të shikonte asgjë pas raundit të gjashtë, për shkak të lëndimit që pësoi në syrin e djathtë qysh në raundin e dytë.
“Nuk kam parë asgjë pas raundit të gjashtë, pasi lëndimit që e pësova në sy në raundin e dytë”, ka thënë pas meçit Krasniqi.
“Dua t’u kërkoj të falur përkrahësve të mi, pasi nuk dëshiroja as unë që ta humbja titullin. Dua t’ia uroj titullin e kampionit Stefan Haertel, e meritoi”, ka përfunduar boksieri shqiptar. /Telegrafi/