Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i rreshtuar në iniciativën e Vjosa Osmanit, ka thënë se Agim Veliu bashkë me Isa Mustafën duhet të largohen nga politika.
“Këta dy njerëz janë duke ndotur skenën politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haxhi Avdyli ka folur edhe për shkarkimin që i ka bërë dega e LDK-së në Prizren.
“E kuptova shkarkimin përmes mediave. Nuk jam çuditur nga Isa Mustafa për këtë vendim, por u çudita nga Antoni…Nëse Antoni nuk ka informata, atëherë po i bie që Isa Mustafa ka vendosur. Edhe në emalin e shkarkimit të Vjosa Osmanit jam përmendur edhe unë e Fatmir Rexhepi që nuk kemi votuar qeverinë e Avdullah Hotit”, deklaroi Avdyli në një linjë telefonike në “Debat Plus”.
“Normalisht Isa Mustafa ka dashur të më hakmerret, por edhe në të kaluarën ka pasur raste kur dikush nuk e ka votuar Isa Mustafën por nuk është përjashtuar. Edhe Anton Quni nuk e ka votuar Isa Mustafën por nuk është përjashtuar. Pra tash diçka paska ndryshuar”, tha më tej Avdyli./Telegrafi/