Telegrafi

Havolli: LDK do të dalë partia e parë më 22 tetor (Video)

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Havolli, duke i sqaruar pritjet e kësaj partie për zgjedhjet lokale, ka theksuar se me 22 tetor ky subjekt do të dalë i pari në votën popullore.

Havolli në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ka dalë partia e dytë në Kosovë, gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Ne do ta rrisim numrin e komunave të cilat do t’i qeverisim. Me sondazhe, me hulumtime dhe me aktivitete po na dalin këto rezultate”, ka shtuar Havolli. /Telegrafi/