Ylli gjerman, Kai Havertz thuhet se është penduar për transferimin e tij nga Bayer Leverkusen te Chelsea këtë sezon dhe jo tek klubi i madh gjerman, Bayern Munich.
Havertz, ashtu si nënshkrimet e tjera të mëdha si Timo Werner dhe Hakim Ziyech , ende nuk ka shkëlqyer në Stamford Bridge dhe kjo ka çuar në spekulime të forta në Gjermani.
Sipas kolumnistit të gazetës së madhe BILD, Raimund Hinko, Havertz është penduar që ka zgjedhur Blutë e Londrës.
Hinko beson se Havertz mund të pendohet që refuzoi rivalët e Bayern Munichut për Chelsean verën e kaluar.
“Kai Havertz, edhe nëse nuk e trumbeton me të madhe, do ta ketë mallkuar njëqind herë veten që ai kaloi nga Leverkusen në mesfushën e klubit të mërzitshëm të Chelseat dhe ndoqi thirrjen e parave”.
“Havertz do të ketë qenë i ‘dehur’ shumë aq sa të mos ia kthej interesin Bayernit për sa kohë që trajneri Hansi Flick ishte ende i interesuar për të”, ka thënë Hinko. /Telegrafi/