Kai Haverzt thuhet se e do kalimin te Barcelona qysh në këtë afat kalimtar të janarit.
Mesfushori gjerman është i gatshëm që të largohet nga Bayer Leverkuseni, pasi tashmë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Sipas asaj që raporton Sport Bild, 20-vjeçari e do kalimin edhe te Bayern Munichu, por e sheh Camp Noun si vend ideal për ta vazhduar karrierën.
Havertz thuhet se do të pëlqente edhe nëse Mauricio Pochettino e merr drejtimin Blaugranasëve, pasi e pëlqen filozofinë e lojës së tij.
Liverpool, Chelsea, Manchester City, Manchester United, janë po ashtu në garë për talentin gjerman.
Leverkusen në anën tjetër do të pranojë ta shesë mesfushorin, vetëm nëse pranon rreth 130 milionë euro. /Telegrafi/