Heracles Almelo ka pushtuar internetin me postimin që ka bërë kinse kanë transferuar Kai Havertzin nga Bayer Leverkuseni.
Sulmuesi gjerman po lidhet me një kalim te Chelsea, mirëpo skuadra gjermane kërkon 90 milionë euro nga shitja e tij.
Trajneri i Leverkusenit ishte pyetur nga gazetarët se ku po kalon Havertz, ndërsa Peter Bosz ishte përgjigjur me shaka se ai po kalon te skuadra holandeze.
Welkom Kai 👀
⚫️⚪️#AnnounceHavertz pic.twitter.com/NcCQIKqJhk
— Heracles Almelo (@HeraclesAlmelo) August 11, 2020
“Unë mund të them ekskluzivisht se ai do të luajë për Heracles Almelon”, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane duke qeshur.
Bosz ishte trajner në Heracles në Eredivisie nga sezoni 2004 deri në 2006 dhe për herë të dytë nga 2010 deri më 2013.
Pas deklaratës së tij, skuadra holandeze ka prezantuar si me shaka Havertzin në fanellën e tyre. /Telegrafi/