Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz është duke e bërë prioritet një transferim te Chelsea këtë verë.
Sipas mediumit të njohur Kicker, Havertz ka vendosur për transferimin e tij të radhës dhe dëshiron të transferohet në Stamford Bridge, me gjithë dyshimet për kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori me tipare sulmuese ka informuar Leverkusenin për dëshirën e tij, edhe pse është paralajmëruar që Chelsea duhet të paguajë shumë që ai të shitet.
Shefi i klubit gjerman, Rudi Voller thuhet se i ka thënë Havertzit ballë për ballë se çmimi i tij është i pa-negocueshëm.
“Nuk ka zbritje të çmimit edhe pas situatës shëndetësore”, thuhet t’i ketë thënë Voller, Havertzit.
Si i tillë, Bayer Leverkusen po kërkon 100 milionë euro për të shitur Havertz këtë verë.
Sidoqoftë, me mbylljen e tregut deri më 5 tetor, Chelsea pritet të japë kohën e tyre në negociata duke ditur zgjedhjen e Havertz. /Telegrafi/