Telegrafi

Hauge me një driblim ‘alla Messi’ shënon dhe kalon Milanin në epërsi ndaj Celticit

Milani ka kaluar për herë të parë në epërsi në ndeshje ndaj Celtic.

Rossonerët janë befasuar nga gjiganti skocez që kishte krijuar epërsi të dyfishtë pas golave të shënuar nga Rogic e Edouard 0-2.

Por me një gol të Calhanoglus dhe një tjetër nga Samu Castilleju rezultati u barazua.

E pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Milan ka kaluar për herë të parë në epërsi.

Super talenti norvegjez, Jens Hauge ka shënuar një gol fantastik.

21-vjeçari në stilin e të madhit Lionel Messi, ka dribluar disa futbollistë mysafir për të shënuar për 3-2.

Sigurisht që goli i Hauges do të futet në mesin e më të mirëve të shënuar këtë edicion në Ligën e Evropës. /Telegrafi/