Jens Petter Hauge tashmë ka arritur te Milani për të kompletuar transferimin e tij, raporton Fabrizio Romano.
Sipas gazetarit, Rossonerët po e kompletojnë transferimin e lojtarit të talentuar nga Bodo Glimt.
Testet mjekësore do të kompletohen të mërkurën (nesër), derisa ai do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare.
Jens Petter Hauge has just landed in Milano and he’s gonna sign until June 2025 as new AC Milan player. €5m to Bodø/Glimt. Medicals tomorrow. Here-we-go confirmed 🔴⚫️🌟 #ACMilan #transfers https://t.co/AMlqmKMu2y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 29, 2020
Bodo Glimt do të përfitojë pesë milionë euro nga shitja e lojtarit te Milani, derisa kushtet personale tashmë janë arritur.
Hauge do të prezantohet shumë shpejtë si lojtar i Rossonerëve, nëse testet mjekësore shkojnë siç duhet. /Telegrafi/