Site icon Telegrafi

Hatixheja nga ‘Honeyland’ jep autograf në Hollywood

Kameramani i ‘Honeyland’, Samir Luma në ‘Twitter’, publikoi video të Hatixhe Murtova, ku shihet se i vendos autograf në afishen e filmit në Hollywood.

“Si në pasaportë”, i thotë kameramani Luma protagonistes në filmin ‘Honeyland’, Hatixhes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme, gazeta britanike ‘The Guardian‘ e publikoi prognozën ku parashihet se filmi në të cilin rolin kryesor e ka Hatixheja, do të të fitojë çmimin Oskar për dokumentar.

Lexo po ashtu Hatixhja e “Honeyland” tregon si iu ndryshua jeta pas filmit që u nominua për çmimin “Oskar”

Ndryshe, filmi “Honeyland” i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov është nominuar në dy kategori për çmimin “Oskar”.

Kjo është hera e parë në kinematografinë e Maqedonisë, që një film të futet në listën e dy kategorive: – film më i mirë i huaj; – dokumentari më i mirë./Telegrafi/

Exit mobile version