Telegrafi

“Hatixhe” i bën 20 milionë klikime (Foto/Video)

Hip hop ylli, Capital T, ka festuar një numër jubilar të hitit të tij të kësaj vere.

Ishte “Hatixhe” hiti kryesor i Capital T këtë verë, që nxiti valë të madhe të pëlqyeshmërisë në klubet shqiptare të natës.

Projekti u prit në mënyrë fantastike nga adhuruesit e muzikës.

Dhe, vet reperi nuk ka mundur të mos festojë faktin që ky projekt arriti 20 milionë klikime.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Ai në një postim në Instagram është shfaqur me një foto nga përditshmëria pas përfundimit të turneut veror.

Reperi sipas informacioneve të Telegrafit po punon në disa projekte për sezonin dimëror.

Fundamental ishte producenti Mixey i cili realizoi projektin.

Capital T këtë vit është fokusuar mjaft shumë për të sjellë prurje të reja.

Ai nuk po ndalet duke punuar në studion e tij Authentic Entertainment me producentin, Mixey. /Telegrafi/