Site icon Telegrafi

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre – Jozi sqarohet me Loredanën

Joz Marku është rikthyer spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania 4 bashkë me Amber dhe G Banin.

Ai pati një takim të ftohtë me partneren e tij, Loredana Bratin, pas disa gjërave që ndodhën.

Ata më pas kanë tentuar të sqarohen, e të diskutojnë me njëri-tjetrin për të gjitha gjërat.

Jozi tha se i ka ngelur hatri dhe është prekur për lojën me Gjestin, e Loredana në anën tjetër ka qenë e mërzitur për informacionet që pa nga jashtë me thyerjen e kutisë së emergjencës.

Lexo po ashtu Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

Më poshtë ndiqni bisedën e plotë mes tyre:

Loredana: Ke ardhur me skenar këtu brenda. Do të luash mbi kokën time prapë, por nuk ta lejoj. Ti nuk paske merituar asgjë nga ato që unë të kam dhënë.

Jozi: Më ke vra mjaftueshëm.

Loredana: Të kam kursyer edhe këtu brenda.

Jozi: Jozi të dua, të shoh të degjeneruar.

Loredana: Ke ikur nga kjo shtëpi, kam qenë në gjendje emocionale zero.

Jozi: Më fal, në rregull.

Loredana: Kam pasur mundësi të bëj lojëra.

Jozi: Jam ai personi që nga dita e parë që kam qenë asistuesi i asaj marrëdhënie. Kam humbur lojën prej teje.

Loredana: Nuk dua një burrë që të më ulë. Çfarë kam bërë unë. Sjellja jote nuk është e një personi që dashuron.

Jozi: Nuk mund të ta kthej se çfarë më ke bërë ti. Pse nuk dole nga shtëpia o karafil i bukur?

Loredana: Duhet të silleshe shtizë para babit tim.

Jozi: Mbajta qëndrim sepse ashtu më tha. E respektova, ndryshova sjelljen time.

Loredana: Mamit tim t’i kishe thënë në rregull dhe e zgjidhnim kur të dilja unë. Kush je ti. Je një gënjeshtar, mashtrues.

Loredana: Më fal se ka qenë thjesht keqkuptim. Nuk e bëra me qëllim atë me Gjestin.

Jozi: Nuk bëhet. /Telegrafi/

Exit mobile version