Telegrafi

Hatem Ben Arfa qesh në kurriz të Unai Emeryt

Hatem Ben Arfa (Foto by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Futbollisti i Rennesit, Hatem Ben Arfa është tallur me trajnerin e Arsenalit, Unai Emeryn.

Skuadra franceze para shikuesve të vetë ka triumfuar kundër Arsenalit me rezultat 3:1 në kuadër të Ligës së Evropës.

Spanjolli ishte menaxher i Ben Arfas gjatë kohës sa e drejtonte ekipin e PSG-së, e cila duhej të ishte lëvizja e tij e madhe në skenën evropiane, por përfundoi në katastrofë.

Festa e lojtarëve të Arsenalit pas golit të epërsisë (Foto:Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Ben Arfa në mënyrë të qartë i mori disa kënaqësi në fitoren kundër londinezëve dhe komentoi sjelljet e ish-trajnerit.

“Pashë të njëjtën Emery, të shqetësuar si kurrë më parë”, tha anësori që mbrëmë shkëlqeu.

Lexo po ashtu Rennes 3-1 Arsenal, notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

“Unë e pashë atë disa herë dhe kjo më bëri të qesh, ai nuk ka ndryshuar”, shtoi më tutje lojtari që dikur konsiderohej si lojtar me perspektivë të madhe.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Londër. /Telegrafi/