Telegrafi

Hata Joga për ankth dhe stres

Kur kërkohet një kurë për këto lloje shqetësimesh, këshillojmë gjithmonë seanca Joge, transmeton Telegrafi.

Faza e parë e kësaj disipline magjike është Hata Joga (Hatha Yoga) që çdokush mund ta zhvillojë. Aty mësohen teknikat e frymëmarrjes, jashtëzakonsisht qetësuese.

Duke marrë frymë në mënyrë të rregullt, muskulatura shplodhet, truri furnizohet me oksigjen, mendja çlirohet nga mendimet e këqija.

Por edhe një ushqim i mirë, ku spikatin dy produkte ushqimore me fuqi të fortë qetësuese: tërshëra me të cilën mund të përgatisim supëra të mrekullueshme dhe qumështi me mjaltë; me këto mund edhe të abuzoni!

Ushqime të këshilluara:

Fruta, lule sahati (bimë kacavarëse, me lule të bukura në ngjyrë të kaltër e të bardhë), arra të thata, lule gojëujku, mjaltë, kos, supë me tërshërë, grurë, qumësht e pluhur çokollate.

Ushqimet që duhen evituar:

Drekat dhe darkat e rënda; nëse në darkë e teprojmë edhe mëlçia rëndohet duke krijuar fryrje të barkut, gazra dhe ngacmueshmëri. Ndërsa një darkë e lehtë na ushqen mirë dhe na qetëson.

Fitoterapia:

Janë të shumta bimët qetësuese: bliri, lule blete, kamomili, lule murrizi. /Telegrafi/