Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni së bashku me Ada Luka dhe Foggyn, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“Hasta la vista” titullohet kënga e tyre e re, e cila në shqip përkthehet “Lamtumirë”.
Kënga është ritmike dhe shumë e përshtatshme për stinën e verës.
Muzika është realizuar nga Marsel Gunga, gjersa për tekstin është kujdesur reperi 2 Step.
“Hasta la vista” vjen në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, në të cilin dy këngëtaret shfaqen mjaft provokuese dhe atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nag Shqipëria, MAX Production.
Ky është projekti i parë i këngëtares Ingrit Gjoni për këtë vit, gjersa pritet që në vazhdim të sjellë për fansat edhe këngë të tjera. /Telegrafi/