Site icon Telegrafi

Haskuka s’e përjashton mundësinë e koalicionit sërish me LDK-në në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk e ka përjashtuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të lidh koalicion sërish me Lidhjen Demokratike të Kosovës në nivel komunal, ku këto dy parti, qeverisën së bashku për tri vjet rresht, por që koalicioni mes këtyre dy partive u prish.

Në një intervistë për Ekonomia Online, i pari i Prizrenit, ka thënë se pas prishjes së koalicionit në Prizren me LDK-në nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të ri pas kalimit të pandemisë.

“Pasi filloj pandemia COVID-19 ne e kemi pasur problem kryesorë këtë dhe politika nuk ka qenë problemi kryesorë politikën e kemi lënë anash, tash pas normalizimit të gjendjes duhet të i kthehemi edhe asaj, duhet të shikojmë pasi funksionimi i atij koalicioni ka qenë për asamblenë komunale”.

“Nëse merremi vesh pse jo, do të bisedojmë do të shikojmë”, tha ai.

Haskuka poashtu ka thënë se politikën nuk e ka parë si diçka afatgjate dhe primare por që në këtë mandat ka parë që ka shumë parregullsi dhe mundet të kandidoj edhe për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit.

 

Exit mobile version