Site icon Telegrafi

Haskuka: Rezultati në Prizren nuk do të ndryshojë

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mytaher Haskuka, ka theksuar se mbështetja e fuqishme e qytetarëve të Prizrenit, ka mundësuar fitoren e tij.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku ka theksuar se nuk beson se do të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve.

“Ai duhet të marrë 940 vota që të më kaloj. Nuk ka gjasa statistikore dhe praktike ta ndryshojnë rezultatin”, tha Haskuka.

Sipas tij, PDK-ja është duke ushtruar presion te vëzhguesit që të japin deklarata që flasin për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, me qëllim që disa vendvotime sipas tij, ku VV-ja ka dalë e para, të shkohet në rivotim.

“Kërkoj nga PZAP që të mos bie pre e këtyre presioneve që po bëhen nga Kadri Veseli dhe PDK dhe të shikohen mirëfilli gjitha librat e votimit dhe fletëzat ku janë nënshkruar gjithë vëzhguesit dhe komisionerët, ku ata kanë shënuar se nuk ka asnjë vërejtje për procesin zgjedhor”, tha Haskuka.

Ai më tej ka kontestuar edhe numrin e votave me kusht, të cilat thuhet se janë në Prizren.

“Po paraqiten se janë mbi 1500 votave me kusht. Në Prizren kurrë nuk ka pasur kështu vota me kusht. Janë vetëm 944 vota me kusht. Nga këto zakonisht përcillet gjendja e njëjtë e procesit zgjedhor”, ka shtuar Haskuka./Telegrafi/

Exit mobile version