Telegrafi

Haskuka i reagon Balaj-Halimajt: Është mirë t’i hedhësh diplomat e t’i bësh pyetje vetes se pse po ikin qytetarët

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministres, Albulena Balaj-Halimaj e cila tha se në këtë komunë që nga udhëheqja e LVV-së migrimi është rritur për 400 për qind.

Haskuka përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se sipas raportit të Agjencisë së Statistikave, kanë emigruar 1 mijë e 208 banorë, pra 0.6%.

“Emigrimi nga Kosova është 3 herë më i lartë se nga Prizreni. Prandaj, zëvendës-kryeministrja, partia e së cilës në 3 vitet e fundit gjithmonë ka qenë në qeverisje (pos 100 ditëshit të Albinit), është mirë t’i hedh diplomat, e t’i bëjë pyetje vetes se pse po ikin qytetarët?!”, ka shkruar Haskuka.

Lexo po ashtu Balaj-Halimaj: Prej se VV mori pushtetin në Prizren, migrimi është rritur 400% në këtë qytet

Postimi i plotë:

Sipas Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2019 nga Kosova kanë emigruar 28,845 persona, nga popullsia 1,795,666, pra 1,6% e popullatës. Sipas raportit, Prizreni ka 192,712 banorë, ndërkaq kanë emigruar 1,208 banorë, pra 0,6%.

Pra, emigrimi nga Kosova është 3 herë më i lartë se nga Prizreni. Prandaj, zëvendës-kryeministrja, partia e së cilës në 3 vitet e fundit gjithmonë ka qenë në qeverisje (pos 100 ditëshit të Albinit), është mirë t’i hedh diplomat, e t’i bëjë pyetje vetes se pse po ikin qytetarët?!

Për matematikë e statistikë elementare, ndoshta kjo është arsyeja pse ju duhet rinumërimi për kalkulim të pragut. /Telegrafi/