Site icon Telegrafi

Zyrtare: Hasi prezantohet te Olympiacosi (Foto)

Besnik Hasi ka mbërritur në Greqi, ku është prezantuar te skuadra e madhe, Olympiacos.

Trajneri gjakovar është prezantuar te Olympiacosi, ku ardhja e tij lidhet me fitimin e trofeve me këtë skuadër të madhe.

Lexo po ashtu Thuajse e kryer, Hasi tek skuadra e madhe greke

“Folëm për herë të parë me Olympiakosin në javën e kaluar dhe shumë nga ju gazetarët u munduan të më kontaktonin”.

“Kishte një intervistë rreth kësaj teme në Belgjikë, por kjo është hera e parë që flas për Olympakosin”.

Hasi gjatë prezantimit

“Sot u arrit marrëveshja me Olympiakosin dhe mund të flas për të. Jam i lumtur që jam këtu. Jam i lumtur që jam në këtë klub kaq të madh”.

“Kam ardhur këtu si trajner i Anderlechtit dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndjenë dhe u frikësuan nga atmosfera në këtë stadium”, ka thënë Hasi në prezantim. /Telegrafi/

Exit mobile version