Site icon Telegrafi

Hasi nuk e fton në përgatitjet e Olympiacosit mesfushorin shqiptar të Zvicrës

U mendua se Esteban Cambiasso do të ishte ndër të vetmit lojtarë në operacionin “fshesa” të Besnik Hasit tek Olympiacosi.

Por trajneri shqiptar ka lënë jashtë grumbullimit tre lojtarë shumë të rëndësishëm të gjigantit të Greqisë.

Mesin e tyre është edhe mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Pajtim Kasami, transmeton Telegrafi.

Ky është një tregues i qartë se në ekip nuk ka vend për “miqësi” dhe askush nuk do ta meritojë fanellën nëse nuk zbaton me përpikëri rregullat.

Fakti që largon një lojtar me prejardhje shqiptare, tregon se 45-vjeçari ka vënë rregulla të forta për të arritur rezultate pozitive në të ardhmen.

Theksojmë se dy emrat të tjerë që ka lënë jashtë ekipit Hasi janë edhe Risvanis dhe Janiotas. /Telegrafi/

Exit mobile version