Besnik Hasi ka nisur të bëjë skarcimet nga skuadra greke e Olimpiakosit.
Mes tyre është edhe shqiptari Qazim Laci, që është kthyer nga huazimi prej Levadiakosit ku ishte sezonin e kaluar, por tani largohet sërish dhe tani destinacioni i ri ështe Azhakso në Francë.
Laçi si konsiderohet si një ndër pikat më të forta të Kombëtares U-21, shkruan sportal.
Mesfushori do të luajë në ligën e dytë franceze sezonin tjetër dhe do ta kryejë fazën përgatitore atje.
Olimpiakosi e zyrtarizoi sot huazimin e Laçit i cili ka besimin e grekëve, përndryshe ata do e kishin shitur, por për momentin nuk ka hapësira për të.