Telegrafi

Hashim Thaçi përshëndet marrëveshjen e arritur në Maqedoni (Foto)

Mbrëmë në Klubin e Deputetëve, kryetarët e partive kanë rënë dakord për marrëveshjen e arritur dhe dalje nga kriza politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përveç ndërkombëtarëve, këtë arritje e ka përshëndetur edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se, vetëm dialogu mund të çojë përpara vendin dhe njëherit, shkruan ai, Kosova e mbështet Maqedoninë në të gjitha hapat që shpejtojnë proceset e integrimeve Euro-Atlantike.

Pikat të cilët arritën dakord katër liderët, njëherit edhe nënshkrues të Marrëveshjes Përzhino janë:

-Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 11 dhjetor, këtë vit.
-Deri të premten duhet të votohet qeveria kalimtare që do të udhëheq qeverinë deri në zgjedhje.
-Ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Oliver Spasovski.
-Kryeredaktore e Radio Televizionit të Maqedonisë do të jetë Santa Argirova.
-Anëtari i pestë në komisionin ad-hoc do të jetë Lulzim Haziri./Telegrafi/