Hashim Thaçi ka mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Presidenti kosovar ka zbuluar disa detaje sportive, ku ka pohuar se në saje të Majlinda Kelmendit i janë hapur dyert prej liderëve botëror.
“Fal Majlinda Kelmendit mu hapën dyert në botë. Ajo morri medaljen e parë olimpike në lojërat e Rios. Isha edhe ne ndeshjen e pare kundër Finlandës ku fituam pikën e parë në garat ndërkombëtare. Tani talentet tonë janë të barabartë me të gjithë”, ka thënë ndër të tjerash Thaçi.
Vlen të theksohet se fjalimin e presidentit e kanë bojkotuar partitë opozitare kosovare. /Telegrafi/