Telegrafi

Hasani: Duhet të ulet pragu zgjedhor për të krijuar stabilitet politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se në Kosovë duhet të ulet pragu zgjedhor për të krijuar stabilitet politik.

“Sistemi është i tillë në Kosovë që nuk lejon stabilitet politik. Rugova nuk ka mundur të arrijë më shumë se 47% në zgjedhje. Me këtë sistem zgjedhor dihet saktë kush sa fiton. Dihet kush më ke do të bëjë koalicion”, tha ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Hasani thotë se shembull i mirë do të ishte Shqipëria ku subjektet politike mund të marrin deputetë edhe me 1%.

“Pragu zgjedhor duhet të ulet dhe të ndihmohet demokracia. Ulja e pragut zgjedhor do të krijonte stabilitet të pabesueshëm. Loja do të ishte me shumë më tepër faktorë. Me këtë sistem zgjedhor nuk ka demokraci por konjukturë”, shtoi Hasani, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se do të ishte shumë e vështirë që të arrihet 50% nga ndonjë parti për shkak të këtij sistemi zgjedhor politik./Telegrafi/