Site icon Telegrafi

Hasani: Me largimin e mundshëm të KFOR-it, Serbia vjen në Kosovë për dy minuta

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, letrën e Thaçit në adresë të Rasmussenit e ka quajtur obligim ndërkombëtarë që vet Kosova e ka marrë përsipër.

Hasani, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se marrëveshjet që ratifikohen në Kuvend nuk mund të kthehen mbrapa.

Ai ka thënë se baza juridike e letrës së Thaçit në adresë të Rasmussenit është Deklarata e Pavarësisë.

“Vetëm Kuvendi i Kosovës mund të bëjë ndryshime kushtetuese ku mund të kërkojë largimin e prezencës së huaj ushtarake”.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me Lindjen e Mesme, Rusinë apo Iranin nuk është e pamundur që NATO të largohet nga Kosova.

“Nëse largohet KFOR-i nga Kosova çfarë do të ndodhte?! Serbia për dy minuta do të vinte në Kosovë. Kuptohet me ndihmën e Rusisë, pasi ajo asnjë luftë nuk e ka fituara pa Rusinë. Vetëm në një luftë është futur e vetme dhe atë e ka humbur në përballje me Bullgarinë”, tha ndër të tjera Enver Hasani./Telegrafi/

Exit mobile version