Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur edhe për votën e shumëpërfolur të deputetit të dënuar me burg Hetem Arfi.
“Unë mendoj që një vendim që do të vlerësonte votën e një deputeti është i gabuar”, tha ai në “Debat Plus”.
Hasani thotë se vendimi i formës së prerë për deputetin Arifi i ndërpret mandatin e deputetit këtij të fundit.
“Kur dikush dënohet atij i ndalohet kandidimi për një mandatë tjetër. Por KQZ ja ka lejuar kandidimin atij”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetit në fjalë i takon edhe rroga deri në gjashtë muaj nëse ai nuk paraqitet në Kuvend.
“Pushtetet janë të ndarë. Nuk mundet sovranit t’ia merr mandatin një procedurë që e ka përcaktuar Kushtetuta. Kushtetuta e ka caktuar Gjyqin që t’ia merr mandatin deputetit”.
Hasani thotë se gjërat janë të çarta dhe ai nuk sheh tash ndonjë shkelje kushtetuese me pjesëmarrjen e deputetit Hetem Arifi në zgjedhjen e qeverisë së Kosovës.
“Deputeti Hetem Arifi ka humb mandatin në pranverë të vitit 2018. Legjislatura ka mbaruar mandatin. Ai ka konkurruar përsëri dhe askush nuk ja ka kontestuar kandidaturën e as mandatin”, tha ndër të tjera Enver Hasani./Telegrafi/