Site icon Telegrafi

Hasani: Me formimin e Asociacionit prishet shteti unitar, regjionalizohet Kosova

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ku ka thënë se një institucion i tillë do ta prishë Kosovën si shtet unitar dhe do pamundësojë shtrirjen e sovranitetit në gjithë vendin.

“Në bazë të asaj që na thonë, bëhet fjalë për regjionalizim të Kosovës, ndryshim i formës së shtetit, që Kosova mos të jetë më shtet unitar”, tha ai, në emissionin “Tempus”, raporton “Betimi për Drejtësi” .

Sipas tij, askund e as në Europë nuk ka asociacion me autorizime publike pasi një gjë e tillë bie ndesh me shtetin unitar.

Ai ka thënë se forcat politike duhet të merren vesh se cilat janë kufizimet për krijimin e institucioneve të tilla.

“Forcat politike është me mirë sot të ulën dhe të merren vesh se në të ardhmen çka nuk mund të lejohet siç është bashkimi me shtetet tjera, cila është vija e kuqe që nuk mund të diskutohet në asnjë rrethane. Siç është federalizmi i vendit, konfederalizimi i vendit, regjionalizimi”, u shpreh Hasani.

Ai përsëriti se të qenit shtet regjional nuk e prek territorin e vendit po është ndarje e sovranitetit.

Exit mobile version