Se koalicioni qevreisës nuk i ka votat për miratimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi këtë më së miri e dëshmojnë kundërshtimet që po ia bëjnë disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së, përcaktimit të vijës kufitare nga Komisioni Shtetëror për Demarkacion.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në profilin e vet në Facebook ka publikuar disa fotografi me të cilat, thotë ai dëshmon se Komisioni Shtetëror për Demarkacionin po e mashtron opinionin rreth kufirit Kosovë – Mali i Zi.
“Fakte që dëshmojnë se Komisioni po mashtron për demarkacionin. Këto foto dëshmojne pikat kufitare në Çakorr e Kullë. Vlerësojeni vet”, ka shkruar Hasani, duke i bashkangjitur disa foto postimit të tij. /Telegrafi/