Telegrafi

Hasani: Deklaratat e Delawies janë diplomatike, Thaçi është më amerikan se amerikanët

Nisma e fundit e Hashim Thaçit për ta shndërruar Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e përkrahin të paktën hapur këtë nismë, ka bërë shumëkënd ta mendojë presidentin e Kosovës si një politikan që nuk është në një linjë me amerikanët.

Lexo po ashtu Delawie: Kuvendi duhet ta hedh poshtë Projektligjin për Ushtrinë

Por, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, siguron për të kundërtën. Madje, ai ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se “Thaçi është më amerikan se amerikanët”

“Deklaratat e Greg Delawies janë deklarata diplomatike. Sepse, aleancat e njohin gjendjen faktike. Ne nuk duhet të presim. Amerika dhe NATO do të na mbështesin nëse ne e bëjmë Ushtrinë”, ka thënë ai. “Ndërkombëtarët janë për krijimin e Ushtrisë, e këtë e ka deklaruar edhe administrata e Trump përmes sekretarit për Mbrojtje”.