Site icon Telegrafi

Hasani beson se PDK-ja do ta kërkojë rishikimin e demarkacionit 16

Deputeti i PDK-së Nait Hasani shpreson se partia më e madhe në vend do të kërkojë rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Hasani ka bërë me dije se tani edhe bashkëpartiakët e tij nga rajoni i Dukagjinit e kanë kuptuar se versioni aktual i kësaj marrëveshje është i gabueshëm.

Sipas tij, rishikimi i kësaj marrëveshje dhe shkarkimi i komisionit qeveritar që ka bërë demarkacionin do të ndikojë në qetësimin e situatës politike në vend.

Exit mobile version