Site icon Telegrafi

Harvey Weinstein do ta ndajë qelinë e tij të burgut me vrasësin e John Lennonit, Mark David Chapman

Harvey Weinstein u dënua me 23 vjet pas hekurave javën e kaluar pasi u shpall fajtor për sulme seksuale dhe dhunime të shkallës së tretë

Harvey Weinstein është dërguar në të njëjtin burg të sigurisë maksimale që mban vrasësin e John Lennon.

Ai do të trajtohet në Qendrën Korrektuese “Wende” afër Buffalos, në New York, shkruan The Mirror.

Harvey Weinstein (Foto: Scott Heins/Getty Images/Guliver)

“Wende” strehon më shumë se 950 të burgosur, përfshirë Mark David Chapman, i cili po vuan 20 vjet të jetës për vrasjen e Lennon në vitin 1980.

Weinstein do të qëndrojë në burg për një periudhë të pacaktuar kohe ndërsa autoritetet përcaktojnë se cili institucion plotëson “sigurinë, mjekësinë, shëndetin mendor dhe nevojat e tjera”, sipas Departamentit të Korrigjimeve dhe Mbikëqyrjes së Komunitetit.

Të burgosurit me më shumë se gjashtë vjet në dënimet e tyre janë vendosur në ambiente maksimale të sigurisë.

Vrasësi i këngëtarit John Lennon, Mark David Chapman (Foto: New York State Department of Corrections)

Weinstein kishte qenë duke e ndarë kohën midis kompleksit të famshëm të burgut “Rikers Island” të New Yorkut dhe një spitali në Manhattan pasi atij i është vënë një stendë për të zhbllokuar një arterie.

Ndërkohë, prokurorët në Los Angeles kanë filluar procesin e ekstradimit për ta sjellë Weinsteinin në Kaliforni.

Lexo po ashtu Harvey Weinstein dërgohet me urgjencë në spital pak orë pas dënimit të tij me 23 vite burg - avokatja e quan të padrejtë vendimin

Muajin e kaluar një juri e shpalli fajtor për një akt seksual kriminal të shkallës së parë për detyrim-kryerjen e seksit oral me ish-asistenten e tij, Miriam Haley, në vitin 2006.

Weinstein u dënua gjithashtu për përdhunim të shkallës së tretë të aktores Jessica Mann, në vitin 2013.

Harvey Weinstein (Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

Ai u dërgua në spital pas vendimit të tij për shpalljen fajtor, pasi u ankua për dhimbje në gjoks.

Ai u fotografua duke lënë sallën e gjyqit në New York me një ambulancë.

Rasti i Weinstein ndihmoi në ndezjen e lëvizjes “#MeToo” në të cilën gratë dolën hapur për të folur në lidhje me abuzimin seksual që ato kanë përjetuar.

Weinstein është akuzuar për ngacmime seksuale nga një mori femrash, përfshirë aktoret: Rose McGowan, Ashley Judd, Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie dhe Jennifer Lawrence. /Telegrafi/

Harvey Weinstein (Foto: Scott Heins/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version