Harvey Elliott është bërë lojtari më i ri që ka filluar ndonjëherë një lojë konkurruese për Liverpoolin, pasi ishte titullar kundër MK Dons në Carabao Cup të mërkurën.
Elliott ishte pjesë e skuadrës së të rinjve që përfshinte gjithashtu adoleshentë tjerë si Ki-Jana Hoever, Curtis Jones, Rhian Breëster, dhe portierin 20-vjeçar Caoimhin Kelleher.
Por, ishte Elliott ai që ishte përcaktuesi i rekordeve në ditën e mërkurë.
Me 16 vjet e 174 ditë, asnjë lojtar i ri i Reds nuk ka filluar ndonjëherë një ndeshje konkurruese për Liverpoolin si titullar.
Competitive Reds debuts for Caoimhin Kelleher, Harvey Elliott and Rhian Brewster tonight 🙌🔴#CarabaoCup pic.twitter.com/WBox2mKzvG
— Liverpool FC (@LFC) September 25, 2019
Vetëm Jerome Sinclair, i cili doli nga bankina kundër WBA në shtator të 2012 në moshën 16 vjeç e 6 ditë, ishte më i ri në një ndeshje konkurruese për Reds.
Nuk ishte rekordi i parë që Elliott ka vendosur këtë vit, pasi ai u bë lojtari më i ri në historinë e Ligës Premier kur hyri nga bankina për Fulhamin në maj në moshën 16 vjeç e 30 ditë.
Elliott ishte bërë më parë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë për Fulhamin në nivelin e lartë, duke debutuar në raundit të dytë të Carabao Cup në Millëall në shtator të 2018 në moshën 15 vjeç dhe 173 ditë.
Pas largimit të Fulham nga Liga Premier, Elliott u bashkua me Liverpoolin, ku priten gjëra të mëdha nga anësori i U17 të Anglisë.
Me gjithë moshën e re të tij, Elliott tashmë është emëruar në skuadrën e Listës A të 22 personave të Liverpolit, për sezonin 019-20 në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Harvey Elliot looking more like David Silva than David Silva. Unbelievable talent. #LFC | #MKDLIV | #CarabaoCup | @HarveyElliott07 pic.twitter.com/s349codtw5
— Football Franke (@FootballFranke) September 25, 2019