Mesfushori anësor i Leicester Cityt, Harvey Barnes është një objektiv befasues i verës për kampionin e Ligës Premier, Liverpoolin.
Sipas mediumit The Mirror, 22-vjeçari është një objektiv i madh për Liverpoolin, por i cili ka përfunduar befasisht në listën e dëshirave pasi më parë nuk është përfolur emri i tij.
Është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili thuhet se është një admirues i energjisë dhe fuqisë së talentit anglez.
22-vjeçari, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar nëntë asistime nga 41 ndeshje këtë sezon për Leicester Cityn ka kaluar më parë kohë në huazim te MK Dons, Barnsley dhe West Brom.
Ishte në klubin e West Midlands që Barnes bëri përshtypje të mëdha, saqë u transferua nga Leicester City në afatin e transferimeve të janarit 2019.
Liverpooli gjithashtu e gjen shkathtësinë e tij një cilësi tërheqëse, pasi me Barnes është i aftë të luajë në një sërë pozicionesh, në dy krahët e mesfushës dhe sulmit, si dhe pas sulmuesit. /Telegrafi/