Telegrafi

Harta që tregon vendet ku më së shumti pinë cigare meshkujt, mësoni në cilin vend radhiten shqiptarët (Foto)

Gjuhëtari dhe matematikani çek Jakub Marian, ka realizuar një hartë bazuar në të dhënat se sa për qind e popullsisë (meshkuj) më të vjetër se 15-vjeç, pinë cigare.

Në hartë është shënjuar çdo vend i Evropës bazuar në të dhënat që i posedon për atë vend, transmeton Telegrafi.

Më së paku duhanxhi meshkuj ka në Irlandë (17%), më pas në Danimarkë (18%), Suedi (20%), Norvegji (22%) dhe Finlandë (23%).

Ndërsa duhanpirësit më të mëdhenj janë rusët (59%), grekët (53%), shqiptarët (51%) dhe ukrainasit (49%).

Kur merren parasysh të dhënat nga e gjithë bota, më së shumti duhanpirës janë në Indonezi, Jordani, Siera Leone dhe Rusi. /Telegrafi/