Gjuhëtari dhe matematikani çek Jakub Marian, ka realizuar një hartë bazuar në të dhënat se sa për qind e popullsisë (meshkuj) më të vjetër se 15-vjeç, pinë cigare.
Në hartë është shënjuar çdo vend i Evropës bazuar në të dhënat që i posedon për atë vend, transmeton Telegrafi.
Më së paku duhanxhi meshkuj ka në Irlandë (17%), më pas në Danimarkë (18%), Suedi (20%), Norvegji (22%) dhe Finlandë (23%).
Ndërsa duhanpirësit më të mëdhenj janë rusët (59%), grekët (53%), shqiptarët (51%) dhe ukrainasit (49%).
Kur merren parasysh të dhënat nga e gjithë bota, më së shumti duhanpirës janë në Indonezi, Jordani, Siera Leone dhe Rusi. /Telegrafi/