Josep Maria Bartomeu e konfirmoi atë që të gjithë e dinin, ku të shtunën tha se objektivi i Barcelonës për këtë sezon ishte që të fitojë tre trofetë.
La Liga Santander tashmë është e tyre, dhe tani vëmendja do të mbetet në Ligën e Kampionëve dhe pastaj në Kupën e Mbretit.
Askush në klub nuk dëshiron të ushtrojë presion ndaj lojtarëve, por ndeshjet e tyre gjatë gjithë sezonit kanë pasur shpesh edhe zbatica për atë Ernesto Valverde duhet t’i mbajë mendimet vetëm tek skuadra.
Marca i ka renditur tetë pse Barceona mund ta fitojë tripletën.
Nuk mposhten lehtë dhe duhet ta ruajnë këtë
Barcelona ka treguar se ata është e vështirë që t’i mposhtësh këtë sezon.
Ata janë ekipi i vetëm nga katër gjysmëfinalistët që nuk ka humbuar në asnjëherë nga katër ndeshjet e fazës finale.
Madje dhe të shënon në portën e tyre këtë sezon është e vështirë.
Pushimi i Lionel Messit
Një tjetër çelës për sezonin e tyre të madhe ka qenë që argjentinasi është ndërruar si kurrë më parë.
Valverde i ka dhënë ‘Nr.10’ kohën për ta ruajtur freskinë, dhe ai e ka bërë ndryshimin sa herë që ka luajtur.
Duke i larguar dëmtimet, kurrë nuk ka pasur një muaj prill në të cilin Messi ka qëndruar kaq shumë i ulur në bankë.
Momenti i Philippe Coutinhos
Braziliani ka qenë e kundërta e sezonit vjeshtor. Shumica e paraqitjeve të tij kanë qënë në rënie duke e pasur parasysh edhe statusin e tij si nënshkrimi më i shtrenjtë i klubit.
Por në javët e fundit ai ka treguar shenja përmirësimi, pak kohë para ndeshjes me ish klubin e tij të mëparshëm, Liverpoolin .
Kupa e Mbretit është e rëndësishme
Valencia nuk është rivale e vogël, dhe Kupa është e rëndësishme nëse katalunasit duan të përfundojnë vitin me tre trofe.
Skuadra e Marcelinos duhet të respektohet dhe asgjë nuk mund të merret si e kryer përpara udhëtimit në Estadio Benito Villamarin.
Ndeshja e fundit e madhe në Camp Nou
Të mërkurën, Barcelona do të luajë ndeshjen e tyre më të rëndësishme të sezonit në shtëpi kundër Liverpoolit që do të jetë ndeshja e tyre e fundit e madhe në shtëpi.
Camp Nou do të duhet t’i përkrahë lojtarët e tyre dhe të përpiqen të jenë lojtari i 12-të.
Të mos harrojë Barcelona, asnjë ndeshje nuk quhet e mbyllur pa u mbyllur realisht
Valverde ka mësuar nga Roma se çdo ndeshje është një betejë, dhe asgjë nuk mund të thuhet e mbyllur pa u mbyllur realisht.
Një fillim i favorshëm, një gol, aspo një avantazh nga ndeshja e parë, nuk do të thotë asgjë.
Roli i lojtarëve të tjerë
Coutinho dhe Ousmane Dembele mund të zëvendësohen mes tyre, ndërsa Arturo Vidal dhe Nelson Semedo ofrojnë edhe thellësi dhe siguri.
Koha e veteranëve
Shtatë nga 11 lojtarët që luajnë nga fillimi te Barcelona kanë luajtur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më parë dhe të njëjtët lojtarë kanë luajtur gjithashtu edhe në finale.
Këta janë lojtarët që mund të çojnë pjesën tjetër përpara drejt trofeut. /Telegrafi/