Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në një takim këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Me rastin e festës së dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kreu u Qeverisë është shprehur i kënaqur që në vendin tonë po qëndron ylli nga Kosova që njihet botërisht dhe më këtë rast ia ka dhuruar një hartë të artë të Kosovës.
“Shumë faleminderit, e kam nderin t’jua jap një shenjë të Kosovës, është harta e Kosovës, harta e artë e Kosovës dhe një letër që shkon me të. Dhe paçi shëndet!”, i ka thënë Haradinaj me rastin e dhënies së dhuratës.
Në takim me Haradinaj, Ora ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj.
“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës”.
“Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, ku e ka publikuar edhe një video nga takimi. /Telegrafi/