Site icon Telegrafi

Hart përsëri në Serie A, por jo te Torino

Joe Hart është rikthyer në Manchester City pas huazimit një vjeçar te Torino.

Por portieri anglez nuk do të qëndroj gjatë në ‘Etihad Stadium’, pasi nuk është në planet e Pep Guardiolës.

Kësisoj reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë mund të rikthehet përsëri në Serie A.

Është skuadra e madhe italiane, Roma që kërkon të transferojë atë në ‘Olimpico’.

Pas largimit të Woijcech Szscesnyt, Roma po kërkon Hartin si zëvendësim të polakut.

Gjithsesi Hart në rast transferimi në Romë do të ketë një konkurrencë të madhe me brazilianin Alisson.

30-vjeçari gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga gjiganti anglez Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version