Site icon Telegrafi

Hart: Jam mirë në Torino, ka dallime mes Anglisë dhe Italisë

Joe Hart ndihet i mirë me eksperiencën e re te Torino, tregon dallimet në mes të dy ligave, teksa tregon që po studion gjuhen italiane.

Portieri anglez ka folur për herë të parë rreth kalimit të tij te Torino dhe dallimeve në mes të dy ligave.

“Ka disa dallime në mes Ligës Premier dhe Serie A. Kërkoj që të përmirësoj veten në Torino”, ka deklaruar Hart, transmeton Telegrafi

Lexo po ashtu Joe Hart e fillon aventurën e tij në Serie A me një gabim trashanik (Video)

“Unë jam duke studiuar italishten, kam mësuar disa fjalë të rëndësishme për të komunikuar me ekipin tim”.

“Kam kaluar vite të mira në Manchester City, por unë jam mirënjohës për këtë mundësi në Torino”, përfundoi portieri anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version