Joe Hart duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.
Pas një viti huazim në Serie A tek skuadra e Torinos, anglezi është rikthyer në vendlindjen e tij.
Reprezentuesi i Anglisë iu është bashkuar Manchester Cityt në fazën përgatitore por nuk do të qëndrojë gjatë aty.
30-vjeçari ka vendosur të ndërrojë skuadër dhe do t’i bashkohet skuadrës së njohur angleze, West Ham United.
Mediat angleze kanë raportuar se zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë brenda katër ditëve të ardhshme.
West Ham do të paguajë rreth 15 milionë funte për transferimin e Hartit në Londër. /Telegrafi/