Harry Maguire në muajin e shkuar humbi finalen e Ligës së Evropës, në një sezoni ku ai luajti 71 ndeshje për Manchester Unitedin, por ai tani ai po shkëlqen me Anglinë në Euro 2020.
28-vjeçari humbi dy ndeshjet e para të Anglisë në Euro 2020 për shkak të dëmtimit, por që atëherë ka luajtur në çdo ndeshje, madje duke u futur edhe në litën e shënuesve në fitoren e çerekfinales 4-0 ndaj Ukrainës.
Por Maguire, qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në botë, pasi i kushtoi Manchester United 87 milionë euro nga Leicester City, nuk ishte gjithmonë i destinuar për madhështi.
Trajneri i njohur Aitor Karanka, tregon një moment interesante për mbrojtësin kur ai ishte i ri.
“Herën e parë që e pashë atë, ai po luante me U23 [në Sheffield United ]”.
“Ai ishte 18 ose 19 vjeç. Në fillim mendoni se ai është i gjatë, i ngadaltë, pak i rëndë … por shpejt e kuptoni se nuk është kështu”.
“Sa herë që ai dilte me top, ishte i rrezikshëm. Sapo kisha arritur në Middlesbrough dhe doja ta nënshkruaja me të”.
“Ata na kërkuan 1.5 milion [euro] dhe nuk u bë… por duhej të mbyllej ajo marrëveshje”, ka thënë Karanka.
Sot Maguire e ka rastin që të fitojë ndaj Danimarkës dhe të shkojë në finale të Euro 2020. /Telegrafi/