Harry Styles kapi fytyrën e kolegut të tij të filmit “Don’t Worry Darling” Nick Kroll dhe e puthi atë në buzë ndërsa filmi i tyre mori duartrokitje të vazhdueshme gjatë premierës së tij të hënën (5 shtator) në Festivalin e Filmit në Venecia.
Të dy të veshur me kostume të kaltra, Styles dhe Kroll, u shfaqën të gëzuar nga reagimi i audiencës ndaj ‘trailer’-it psikologjik të drejtuar nga Olivia Wilde.
Puthja rezultoi larg nga momenti më dramatik i premierës, i cili erdhi pas pretendimeve për tension në prapaskenë dhe një grindje midis regjisores Olivia dhe aktores kryesore të filmit, Florence Pugh.
Videoja tregon Olivia, Harry dhe shokët e tij të kastës duke u rreshtuar për një foto në grup para kamerave në festival.
Harry shihet duke marrë pozicionin e tij mes bashkë-aktorëve Gemma Chan dhe Sydney Chandler përpara se një anëtar i stafit të bëjë gjeste që ai të lëvizë për të qëndruar pranë Olivia.
Të tjerë kanë vënë re se Pugh ka postuar rrallë për filmin në llogaritë e saj në rrjetet sociale, gjë që ka nxitur edhe thashethemet për konflikte në xhirime.
Florence anashkaloi thirrjen për foto dhe konferencën për shtyp të së hënës për filmin, megjithatë, ajo ishte e pranishme për premierën botërore, duke u mahnitur me një kostum të bukur të “Valentinos”, por mbajti një distancë nga Harry dhe Olivia.
Një tjetër moment që mori vëmendje ishte dhe veprimi i sikletshëm i Harryt kur pështyu aktorit tjetër, Chris Pine.
Me të mbërritur në teatër, këngëtari i “Late Night Talking” pështyu mbi aktorin e “Wonder Woman” , 42 vjeç, teksa ulej në vendin e tij, duke shkaktuar një vështrim të habitur nga Pine dhe shprehje të pakëndshme të fytyrës nga partnerja e Harryt, Wilde. /Telegrafi/
Did Harry Styles just spit on Chris Pine?? #DontWorryDarling pic.twitter.com/V79mMi8CQs
— Matt Ramos (@therealsupes) September 6, 2022