Është bërë e ditur tashmë që këngëtarja Dua Lipa dhe ish-dashuri i saj Isaac Carew kanë ndarë rrugët.
Ata ishin në lidhje së bashku për më shumë se dy vite, gjersa tani janë distancuar nga njëri-tjetri për arsye të panjohura.
Dua ishte e ftuar ditë më parë në një intervistë për një nga televizionet e Anglisë, gjersa nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje duke treguar vetëm se fokusi i saj kryesor është muzika.
Mirëpo, kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar, Dua është parë e vetme nën shoqërinë e Harry Styles, këngëtarit të “One Direction”.
Ky i fundit po përflitet se mund të jetë shkaku, që dyshja Dua Lipa dhe Isaac Carew janë ndarë, fansat përmes komenteve në rrjetet sociale por edhe mediat britanike kanë hedhur hipoteza se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
Ka qenë e përditshmja “The Sun” e cila ka publikuar një artikull, ku ka cituar një prononcim të këngëtares Lipa rreth kësaj çështje, duke treguar se takimi i saj me Harryn në restaurant ishte i rastësishëm.
“Ne jemi miq që një kohë të gjatë. Zemra ime i përket dikujt tjetër. Ai është shef kuzhine dhe model. Mashkulli që di të gatuajë është vërtet i mirë”, tha ajo.
Por për koiçidencë ndarja e Duas erdhi vetëm pak ditë pas këtyre lajmeve në mediat britanike.
Sido që të jetë e ardhmja do të zbulojë më së miri se si qëndron e vërteta e kësaj ngjarje. /Telegrafi/