Lidhjet e dashurisë dhe ndarjet shpeshherë rezultojnë me inspirime në tekstet muzikore të artistëve të ndryshëm.
Kështu ka ndodhur edhe me dy artistët e njohur, Harry Styles dhe Taylor Swift, të cilët kishin qenë në lidhje në vitin 2012, shkruan Mirror.
Fansat kanë spekuluar se dy hitet e 30 vjeçares, “Style” në vitin 20115 dhe “Out Of The Woods në vitin 2016, kishin qenë pikërisht për Harry.
Duke arritur kulmin e suksesit me dedikimet që ka bërë, Harry është ka treguar mendimin e tij sa i përket teksteve kushtuar atij.
“Unë mendoj se çfarë do të thotë të shkruash këngë për dikë, është e këndshme, edhe nëse kënga nuk është e atillë sepse ti shpenzon kohë në të, duke përdorur Taylor si shembull, ajo është tekstshkruese e mirë.
Styles përkundër faktit që shumë prej vargjeve kanë qenë për lidhjen e tyre, ka theksuar se këngët kanë qenë shumë të mira.
Besohet se 26-vjeçari tashmë është beqar, që nga ndarja e tij me modelen Camillie Rowe në vitin 2018. /Telegrafi/