Yjet britanikë të muzikës pop, Harry Styles dhe Dua Lipa janë kurorëzuar me titullin “Miss Celebrity Bumbum” pas një votimi online të zhvilluar në Brazil.
Dua triumfoi në sondazhin online të organizuar nga paraqitja popullore e Brazilit në “Miss Bumbum”, duke mbledhur më shumë vota se Kim Kardashian, Nicki Minaj dhe Pippa Middleton.
Këngëtarja 23-vjeçare, e lindur në Londër, mori më shumë vota nga të gjithë, duke fituar këtë titull, si femra më e bukur e vitit sipas brazilianëve, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Harry mundi konkurrencën e ashpër nga pretendentët e tjerë në kurorën mashkullore duke përfshirë: Hugh Jackman, Justin Bieber dhe portierin e Liverpoolit, Alisson Becker.
24-vjeçari la Cristiano Ronaldon në vendin e dytë, ndërsa një tjetër britanik David Beckhamn erdhi i treti në zgjedhje.
Dhjetë finalistët për titujt e dyfishtë të meshkujve dhe femrave u përzgjodhën nga garuesit në konkursin e “Miss Bumbum” të këtij viti, pastaj u vunë në një votim publik në internet.
Më shumë se 17 milionë brazilianë votojnë në konkursin vjetor të bukurisë “Miss Bumbum”, për të shpallur yjet më të bukur sipas brazilianëve.
Fituesi i konkursit të këtij viti do të shpallet në një pritje të shumëpritur më 6 nëntor.
Organizatorët e “Miss Bumbum” thanë se një trofe i veçantë i “Mister and Miss Bumbum” është rezervuar për dyshen fituese, Harry Styles dhe Dua Lipa.
Më poshtë mund të gjeni edhe emrat më të votuar në këtë konkurs (meshkuj/femra), ku triumfuese në gjininë e bukur është këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/