Aktori Daniel Radcliffe ka vlerësuar lartë ish-kolegun e tij në “Harry Potter”, Alan Rickman, që ndërroi jetë sot në moshën 69-vjeçare.
Radcliffe debutoi si “magjistar” në serinë e famshme të filmave dhe thotë se Rickam, që luante rolin e “Profesorit Snape”, ishte aktor dhe njeri i mrekullueshëm.
“Alan Rickman është padyshim një nga aktorët më të mirë me të cilët do të punoj ndonjëherë”, ka shkruar Radcliffe në “Google+”. “Ai ishte po ashtu ndër njerëzit më të besueshëm dhe më përkrahës që kam takuar ndonjëherë në industrinë e filmit”.
“Të punoja me të në një moshë aq të re ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të mbaj mend mësimet që më mësoi ai gjatë gjithë jetës”, ka shtuar aktori.