Telegrafi

Harry Maguire me mesazh të madh pas ndeshjes: Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për pritjen

Harry Maguire (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Harry Maguire ka falënderuar Kosovën për mikpritjen që iu bë në përballje që u zhvillua në kualifikimet për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë humbi 4-0 ndaj Anglisë, por mikpritja nga ana jonë ishte fantastike për shtetin që na mbështeti në kohët tona të vështira.

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë ka falënderuar Kosovën për pritjen dhe na ka dëshiruar shumë fat në të ardhmen.

“Kosovë, ishte një kënaqësi – faleminderit për pritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Paçi fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në llogarinë e tij në Twitter.

‘Dardanët’ kanë ende shanse që të kualifikohen në Kampionatin Evropian, pasi në muajin mars të vitit të ardhshëm do të takohen me Maqedoninë  e Veriut dhe në rast të fitores do të përballemi me fituesin e ndeshjes tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi. /Telegrafi/